Tiemoue Bakayoko është i Milanit. Ka mbetur vetëm njoftimi zyrtar. Kuqezinjtë kanë gjetur marrëveshjen me Chelsea për ta huazuar mesfushorin për 500 mijë euro.
Fillimisht Bakayoko ka nënshkruar kontratën e re me londinezët, deri më 30 qershor 2023, ndërsa në marrëveshje Milani ka mundësinë ta blejë për 20 milion euro.
Tiemoué Bakayoko is set to join AC Milan from Chelsea, here-we-go. Deal to be completed on loan (€500k) with buy option for €20m. He only wanted to join AC Milan. ??? #ACMilan
Chelsea will also extend his contract until June 2023. #CFC https://t.co/UszrCSt3c1
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 26, 2021
Postimi i mesfushorit në Twitter tregon qartazi arritjen e marrëveshjes. Bakayoko kështu do të kthehet te Milani, ku ka qenë në të shkuarën nën urdhrat e Gennaro Gattuso. /abcnews.al