Luka Modric është pjesë e Real Madrid që në vitin 2012 dhe do të vazhdojë të mbetet pjesë e kësaj skuadre, pasi nga Spanja raportojnë se marrëveshja për të nënshkruar kontratën e re është arritur.
Nuk bëhen të ditura detaje financiare, por me gjasa do të ketë një ulje të lehtë të pagës së mesfushorit. Kroati, sipas AS, pritet ta zgjatë bashkëpunimin edhe për një vit me Realin.
35-vjeçari ka bërë paraqitje mjaft të mira kohët e fundit dhe te Reali janë bindur ta kenë sërish pjesë të skuadrës mesfushorin që në vitin 2018 fitoi edhe “Topin e Artë”, pasi shkoi në finalen e Kupës së Botës dhe fitoi Champions League. /abcnews.al

