E kryer! Milik largohet nga Napoli dhe Serie A, zgjedh ekipin e ri

schedule17:58 - 18 Janar, 2021

schedule 17:58 - 18 Janar, 2021

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, është shumë pranë transferimit te Marseille. Sipas raportimit të “Rai Sport”, gjithçka është mbyllur mes klubeve dhe në ditët në vijim pritet dhe zyrtarizimi i marrëveshjes. Madje ditën e enjte pritet që ai të kryejë dhe vizitat mjekësore në klubin francez.

Polaku do të kalojë në Ligue 1 në formë huazimi fillimisht dhe në kontratë do të jetë dhe opsioni për ta blerë kartonin e tij në fundin e sezonit. Por që ky transferim të ndodhë, fillimisht Milik duhet të zgjasë kontratën me napoletanët, e cila përfundon në verë, në mënyrë të tillë që ata të mos e humbasin me parametra zero.

 

Marseillo do të paguajë në verë në arkat e Napolit 9 milionë euro plus 4 milionë të tjera shtesë. Gjithashtu në marrëveshje do të përfshiher një  klauzolë, e cila do të lejojë klubin italian të përfitojë 20% të shitjes së tij në të ardhmen. Vetë lojtari ka rënë dakord për pagën e tij, e cila do të jetë plot 4 milionë euro në sezon. /abcnews.al