Chelsea po bëhet edhe më i frikshëm. Kampionët në fuqi të Europës transferuan Romelu Lukakun nga Interi për 115 milion euro, ndërsa tani janë duke mbyllur marrëveshjen për një mbrojtës të spikatur.
Bëhet fjalë për Jules Kounde të Sevilla dhe Sky Sport raporton se gjithçka thuajse është mbyllur. Chelsea do të paguajë 50 milion euro për t’i dhuruar Thomas Tuchel një mbrojtës cilësor.
#Kounde @ChelseaFC for €50M to @SevillaFC: deal almost done @SkySports @SkySportsNews
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 25, 2021
Së shpejti pritet që të vijë edhe njoftimi zyrtar, sigurisht pas akordit dhe kalimit të vizitave mjekësore. Kounde është një goditje edhe për të ardhmen, pasi francezi është vetëm 22 vjeç. /abcnews.al