Filippo Inzaghi është gati për aventurën e re, pas eksperiencës së fundit në krye të Benevento. Trajneri italian do të drejtojë në Serie B.
Klubi i Brescia e ka bindur me ofertën e bërë dhe Gianluca Di Marzio raporton se Pipo ka nënshkruajë me “Dallëndyshet” dhe nesër do të prezantohet në ambientet e klubit.
Inzaghi do të nënshkruajë për dy vite me Brescia, ku luan edhe mesfushori Emanuele Ndoj, dhe nëse ngjitet në Serie A ka një opsion për të rinovuar edhe me dy vite te tjera. v.p / abcnews.al