Manchester City ia ka dalë të arrijë marrëveshjen për Jack Grealish. Aston Villa ka pranuar ofertën prej 100 milion paundësh nga kampionët e Anglisë.
25-vjeçari i krahut të majtë të sulmit, është kthyer në futbollistin më të shtrenjtë të historisë së Premier League.
Jack Grealish has signed his contract until June 2026. He’s gonna be announced as new Manchester City player for £100m from Aston Villa. Paperworks signed yesterday evening between the two clubs. ? #MCFC
Pep Guardiola has already spoken directly with Jack. Here-we-go confirmed.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2021
Fabrizio Romano shkruan se Grealish ka firmosur ditën e djeshme kontratën 5-vjeçare me “Cityzens”, dhe zyrtarizimi është çështje kohe.
Pep Guardiola ka kryer bisedat e para me lojtarin anglez, të cilin e donte me çdo kusht në skuadër. Dëshira iu plotësua dhe do punojë me lojtarin deri në 2026. /abcnews.al