Manchester City ka gjetur akordin për blerjen e Jack Grealish. Kapiteni i Aston Villa është një nga lojtarët më të fortë anglezë, teksa ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Premier League.
Pep Guardiola është i dashuruar pas cilësive të 25-vjeçarit, i cili aktivizohet në krahun e majtë të repartit ofensiv. Daily Mail shkruan se marrëveshja është arritur për shumë e 117 milion eurove.
Biznes fantastik për klubin nga Birmingemi, teksa kampionët e Anglisë sigurojnë një përforcim fantastik në sulm. Zyrtarizimi është çështje kohe.
Shpenzimi i madh i “Cityzens” e kthen Jack Grealisht në futbollistin më të shtrenjtë të historisë së Premier League. /abcnews.al