E kritikuan për veshjen, senatori amerikan: Mjafton të jem ngrohtë, s’më intereson moda

schedule13:09 - 21 Janar, 2021

schedule 13:09 - 21 Janar, 2021

Senatori amerikan Bernie Sanders ka reaguar pas kritikave të shumta në lidhje me veshjen e tij në ceremoninë e inagurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Bernie në një prononcim për mediat bën me dije se nuk e ka vrarë aspak mendjen për faktin se falë veshjes së tij shumë të thjeshtë është bërë “meme”.

Senatori në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden, kishte veshur një xhaketë kafe dhe doreza leshi.

Ne nga Vermonti nuk duam t’ia dimë për modën. Duam vetëm të jemi ngrohtë dhe unë sot isha ngrohtë”, ka thënë ai.

Veshja e Sanders ishte në kontrast të plotë me veshjet luksoze që u panë në inaugurim, duke marrë vëmendjen e botës së internetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!