E kritikuan për Poem Blu, Sara Hoxha iu përgjigjet publikisht ndjekësve

schedule11:42 - 17 Mars, 2021

schedule 11:42 - 17 Mars, 2021

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë treguar dorëlëshuar dhe kanë ndarë shpeshherë fotografi me vajzën e tyre, Poem Blu që erdhi në jetë në dhjetor të vitit të kaluar. Tashmë, vogëlushja është kthyer në bebushin më të famshëm të Instagramit, për shkak se mami Sara ndan fotografi me të voglën e saj.

Mirëpo, fakti që Sara ndan gjithçka në rrjete sociale për të bijën, nuk është pritur mirë nga disa ndjekës. Së fundmi, Sara ka marrë pjesë në një seancë joga, ku ka marrë me vete dhe vogëlushen e saj, por ndjekësit kanë vënë re një detaj, ndaj të cilit ka reaguar dhe vetë ajo.

Krejt mirë, po biberoni mashtrues i bebes në parket. Ndërsa në foton tjetër, në gojën e bebes.”, i ka shkruar një ndjekës, ndaj të cilit Sara t’i përgjigjet publikisht.

O njerëz të mirë! Po pse duhet të mendoni gjithmonë mbrapsht? Pse nuk mendoni që njëherë e ka pas në gojë dhe pastaj i ka rënë? Mendoni ndonjëherë parç o njerëz të mirë, se më mirë i bëni dhe vetes, jo vetëm mua.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!