Është cilësuar shpesh si Jennifer Lopez-i shqiptar. Dhurata Ahmetaj është një ndër personazhet më të dashur shqiptar, e cila ka spikatur për bukurinë që ka.
Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e fansave për thjeshtësinë e saj. Së fundmi, Dhurata ka publikuar një foto ku duket krejtësisht natyrale, dhe fansat nuk kanë nguruar duke i vënë në pah bukurinë që ka.
Këngëtarja, e krahasuar me Jennifer Lopez-in, prej kohësh është larguar nga muzika dhe gjithmonë është munduar që ta mbajë të fshehtë jetën e saj personale. Ajo është komentuar shumë për një lidhje të mundshme me futbollistin Xherdan Shaqiri.
Por, romanca mes tyre ka tërhequr vëmendjen dhe të mediave të huaja, që kanë shkruar vazhdimisht për dyshen, por deri më tani ata nuk kanë konfirmuar asgjë. /abcnews.al



