Kim Kardashian është prej vitesh një nga vajzat më të komentuara në media rozë. Pavarësisht lajmeve, duket se ajo nuk i jep rëndësi. Por kur vjen puna tek fëmijët, duket se Kim nuk mban më.
Së fundmi, biznesmenia publikoi një foto ku tregonte talentin në pikturë të vajzës së saj North, mirëpo u diskutua shumë në rrjete sociale nëse vërtet vogëlushja ishte kaq e talentuar.
Kritikave e komenteve, Kimi iu përgjigj me një postim të cilin e nisi: “Mos luani me mua kur vjen puna tek fëmijët e mi!”
“Vajza ime dhe shoqja e saj e ngushtë kanë bërë kurs pikture dhe talenti e kreativiteti i tyre është zhvilluar. North ka punuar shumë për pikturën e saj që i mori disa javë për ta përfunduar. Si një nënë krenare, doja ta publikoja me të gjithë punën e saj. Po shoh komente në rrjete sociale nga të rritur që vënë në dyshim nëse fëmija im e pikturoi këtë! Si guxoni ju të akuzoni një fëmijë që bën gjëra të mrekullueshme?! Ju lutem mjaft turpëruat veten me negativitet dhe lejoni fëmijët të japin më të mirën e tyre! North Ëest e pikturoi këtë dhe pikë!”, shkruan Kardashian./abcnews.al