E KONFIRMUAR: Testet dalin negative, tre futbollistë të Serie A ia hedhin

schedule14:58 - 5 Prill, 2020

schedule 14:58 - 5 Prill, 2020

Fiorentina ka njoftuar se tre futbollistë të tyre, që kishin dalë pozitivë me COVID-19, tashmë janë shëruar dhe kjo konfirmohet nga testet e bëra së fundmi. Klubi “Vjollcë” ka dalë edhe me një komunikatë ku e bën me dije këtë gjë.

Cutrone, Pezzella dhe Vlahovic nuk janë më të infektuar dhe Fiorentina nuk harron të falënderojë personelin shëndetësor, që është vendosur në vijë të parë në luftë kundër këtij virusi të panjohur që ka shkaktuar viktima të shumta në Itali dhe në mbarë botën.

“Fiorentina ka kënaqësinë t’ju komunikojë se pas testeve klinike të kryera ditët e fundit, Lojtarët Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dusan Vlahovic, kanë dale negativ në testin për COVID-19.

Edhe njëherë falënderojmë mjekët, infermierët dhe spitalet që vazhdojnë të japin ndihmën e tyre për të gjithë ata që kanë nevojë në një moment kaq kritik dhe delikat për vendin tonë dhe gjithë botën”, shkruan mes të tjerash Fiorentina. /abcnews.al