Superiorja është programuar të rinisë më 3 qershor dhe pritet “OK” i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ditën e sotme FSHF ka menduar të takohet me klubet e Kategorisë së Parë dhe është arritur akordi që kampionati të rinisë më 7 qershor.
Gara do të vijojë deri më 2 gusht, ndërkohë që ndeshjet play-off, do të luhen me 5 dhe 6 gusht. Takimi i ditës së sotme u zhvillua në zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pritet që FSHF të zhvillojë edhe një takim me përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë së Dytë.
Së bashku me ta do të merret edhe vendimi final, nëse gara do të vijojë aty ku u la, apo kampionati do të mbyllet. Protokolli Sanitar mund të ketë një kosto që këto klube nuk e përballojnë dot, ndaj edhe ka dilema për përfundimin e garës. /abcnews.al