PSG nuk ka pritur shumë kohë. Kampionët e Francës kanë nisur nga puna për rinovimin e kontratës me argjentinasin Angel Di Maria.
Atij i përfundon kontrata me 30 qershor dhe “L’Equipe” raportonte se me të kishte nisur kontaktet e para edhe Tottenham, me trajneri Jose Mourinho që e do në skuadër.
Confirmed! #PSG are in advanced talks to extend Angel #DiMaria’s contract until 2023. #transfers https://t.co/iAKV9gy5iG
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 26, 2021
PSG ka reaguar dhe së fundmi raportohet se është në bisedime të avancuara për të nënshkruar një kontratë të re me Angel Di Maria. / abcnews.al