Katër lojtarë që u afruan në verë te Partizani janë larguar. I fundit që është bashkuar me këtë grup është mbrojtësi Dajan Shehi.
Lojtari nga Elbasani la Vllazninë dhe pranoi ofertën e “Demave të kuq”, por me ta në kampionat luajti gjashtë ndeshje.
Pak për pritshmëritë e tij dhe tani ka ardhur divorci. Musta, Kaçe dhe Gligorov ishin ata që u larguan para Shehit nga Partizani. / abcnews.al