Albi Doka pret të fitojë titullin kampion te Tirana, ndërkohë që e ardhmja e tij do të jetë larg bardhebluve. Sot, në ditëlindjen e tij, ai e ka pranuar se do të jetë pjesë e skuadrës së Gorica në Kroaci.
Një lajm që në fakt ka dalë në media prej disa kohësh, madje “Panorama Sport” shkruante se mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar për dy vite. Vetë Doka sot ka konfirmuar gjithçka në një lidhje direkte me emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel.
Tirana fatkeqësisht nuk mund të përfitojë taksën e formimit, pasi Doka ka mbushur 23 vjeç dhe rregullat e FIFA-s u japin mundësinë klubeve të marrin të ardhura vetëm për lojtarët nën këtë moshë, nëse ndodh të transferohen jashtë vendit. /abcnews.al