E konfirmuar, “Air Albania Stadium” shtëpia europiane e Kukësit

schedule21:16 - 2 Gusht, 2020

schedule 21:16 - 2 Gusht, 2020

Kukësi ka konfirmuar stadiumin për ndeshjet e Europa League, nëse verilindorët do të jenë pritës. Në njoftimin e klubit të Kukësit, bëhet me dije se “Air Albania Stadium” do të jetë shtëpia e tyre europiane.

“Futboll Klub Kukësi ka arritur marrëveshjen që ndeshjet e Ligës së Europës, të luhen në stadiumin “Air Albania” nëse shorti vendos që ndeshjet do të luhen në Shqipëri. Skuadra jonë rikthehet në Europë në datën 27 gusht për turin e parë eliminator të Kupës së Europës.

Ndërkohë, në datën 10 gusht 2020, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për të mësuar kundërshtarin që skuadra jonë do të ketë në Europë. Për Kukësin, kjo do të jetë hera e 8 që merr pjesë në Kupat e Europës.

Që nga sezoni 2012-2013, kur morëm pjesë për herë të parë e deri më tani, ekipi unë nuk ka munguar në asnjë rast, duke qenë ekipi i vetëm që ngjitet nga Kategoria e Parë dhe merr pjesë në Kupat e Europës që në debutim dhe për 8 sezone radhazi”, shkruhet në njoftimin e Kukësit /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!