E konfirmon vetë Guardiola, Haaland e Akanji gati për sfidën ndaj Burnley

schedule23:36 - 30 Janar, 2024

schedule 23:36 - 30 Janar, 2024

Pas plot 2 muajsh nga paraqitja e tij e fundit, në fushën e blertë, “bomberi” norvegjez i “Qytetarëve” të Manchester City, Erling Haaland do të rikthehet në fushën e blertë, ndaj përballjes të së mërkurës, ndaj Burnley dhe jo vetëm, pasi edhe qendërmbrojtësi, Manuel Akanji do të rikthehet pas një dëmtimi 3-javor.

Lajmi është dhënë nga vetë tekniku, Pep Guardiola, i cili gjatë konferencës për shtyp, të zhvilluar mesditën e kësaj të marte, në kuadër të sfidës ndaj Burnley, teksa konfirmoi prezencën e dy lojtarëve të lartpërmendur në sfidën, në mos në pozicionin e titullarit, në pankinën e lojtarëve rezerve, ku priten minuta në pjesën e dytë për Haaland e Akanji.

“Po, për herë të parë është kthyer. Erling ndihet mirë dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Gjëja më e rëndësishme është që pothuajse i gjithë ekipi është në dispozicion. Nuk kemi lëndime. Akanji është kthyer, stërvitet mirë dhe nuk nden më dhimbje në gju. Njësoj si Stones”,- u shpreh “strategu” i pankinës. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!