E konfirmon Kurti: Nga sonte hapen 6 pikat kufitare për lëndën e parë nga Serbia

schedule20:48 - 20 Mars, 2020

schedule 20:48 - 20 Mars, 2020

Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Vendimi u mor në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbajtur në distancë për shkak të koronavirusit. Nga 1 prilli pritet që taksa të hiqet tërësisht.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar edhe vetë kryeministri kosovar Albin Kurti. Në postim Kurti njofton se nga mesnata do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Në postimin e tij, Kurti shkruan:

“U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!