Klejdi Daci dhe Ergys Peposhi do të jenë nën urdhrat e trajnerit të Teutës, Renato Arapi, teksa dy klubet kanë rënë dakort për huazimin e dy lojtarëve.
Lajmin është konfirmuar nga skuadra verilindore nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se të dy futbollistët do i bashkohen durrsakëve në huazim deri në fund të këtij sezoni.
Për shkak të hapësirave të munguara që kanë në formacionin e Diego Longo, drejtuesit kanë menduar t’i huazojnë te djemtë e detit për të pasur më shumë minuta në këmbët e tyre.
“Futboll Klub Kukësi njofton se futbollistët Klejdi Daci dhe Ergys Peposhi do të jenë pjesë e klubit të Teutës deri në fund të sezonit. Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me klubin e Teutës për huazimin e dy futbollistëve për pjesën e mbetur të sezonit.
Daci u bashkua me ekipin tonë në merkaton e verës dhe ka shënuar 1 gola teksa ka dhënë edhe një asist, teksa Peposhi u bashkua me skuadrën sezonin e shkuar pas paraqitjeve të mira me Kukësin U21. Klubi i Kukësit i uron suksese dy futbollistëve”, thuhet në njoftimin e Kukësit.
/f.a/abcnews.al