E konfirmon kreu i Federatës franceze: Ju tregoj pasardhësin e Deschamps

schedule16:14 - 24 Janar, 2020

schedule 16:14 - 24 Janar, 2020

Didier Deschamps është ndër të paktët personazhe në botën e futbollit që është shpallur kampion bote si futbollist dhe trajner. 51-vjeçari ishte kapiten i Francës në 1998, vit që “Gjelat” fituan kupën e botës, ndërsa dy vite më pas ngriti në qiell trofeun e Europianit.

Në 2016 udhëhoqi Francën e tij drejt kupës së botës si trajner. Nëse ia del të triumfojë edhe në Euro 2020, do të vendoste një rekord unik dhe pothuajse të pabesueshëm si lojtar dhe trajner.

Shumë emra përfliten për pasuesin e Deschamps në stolin e kombëtares franceze, por kreu i Federatës i ka dhënë fund dilemave në një deklaratë për Canal +. “Në momentin që Deschamps do të largohet nga Franca, Zidane do të jetë njeriu i duhur për t’u ulur në atë rol“, thekson Noël Le Graët. /abcnews.al

 

Zidane dhe Deschamps

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!