E konfirmon gazetari i njohur italian, Luis Enrique ndodhet në Londër për të folur me Chelsea

schedule11:45 - 5 Prill, 2023

schedule 11:45 - 5 Prill, 2023

Orë të nxehtë në shtëpinë e Chelsea që pas shkarkimit të trajnerit Graham Potter.

Klubi “blu” është në kërkim të një trajneri me eksperiencë dhe tashmë, gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, konfirmon se Luis Enrique ka mbërritur në Londër për të diskutuar me Chelsea për një kontratë të mundshme.

Trajneri spanjoll është i gatshëm 100% të bëhet trajneri i tyre, por Chelsea gjithashtu po mban kontakte me Nagelsmann, ish-trajnerin e Bayern Munich pasi gjermani mbetet i preferuari i drejtuesve të klubit anglez./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!