Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E konfirmojnë drejtuesit e Dortmund, sulmuesi zbarkon në Spanjë

schedule14:39 - 30 Janar, 2020

schedule 14:39 - 30 Janar, 2020

Drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc, ka konfirmuar se sulmuesi, Paco Alcacer, ka munguar në seancën e fundit stërvitore. Klubi gjerman me anë të një postimi në “Twitter” shkruan se spanjolli me shumë mundësi do të rikthehet në Spanjë.

“Po është e vërtetë që Alcacer nuk ka qenë pjesë e stërvitjes së sotme. Arsyeja është se ai është në hapat e fundit për të realizuar një rikthim në Spanjë,” janë fjalët e Zorc të publikuara nga Borussia në rrjetet sociale. Mediat në Spanjë raportojnë se 26-vjeçari më shumë mundësi ka të transferohet te Vilareall se sa të rikthehet tek ish-ekipi i tij, Valencia.

Alcacer numëron 528 minuta lojë këtë sezon në Bundesligë, ku e ka gjetur dhe 5 herë rrugën e rrjetës. Pas mbërritjes së Erling Haaland në skuadër, vendi në formacion për spanjollin do të bëhet gjithmonë dhe më i vështirë dhe një rikthim në Spanjë mund të jetë zgjidhja më e mirë për të, pasi ai dëshiron të jetë pjesë e Spanjës në Euro 2020.

 

Pablo Alcacer

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!