Chelsea është klubi më i fundit që futet në garën për mesfushorin e Birmingham, Jude Belligham. Adoleshenti flitej se do të largohej që në merkaton e janarit, por klubi refuzoi çdo ofertë që erdhi në drejtim të tij.
Blutë e Londrës i bashkohen garës me klubet e tjera, ku Liverpool, Arsenal dhe Manchester United kanë kohë që monitorojnë situatën e të riut anglez. ‘’Djajtë e Kuq’’ ofruan plot 30 milionë stërlina në janar, por Birmingham nuk u tundua nga oferta.
Sipas raportimit të ‘’The Sun’’, Chelsea e ka rritur ofertën për Belligham, ku ofron 35 milionë stërlina plus bonuset gjatë sezonit. Ndërkohë jashtë garës për 16-vjeçarin është Manchester City, por një interesim kanë shfaqur dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona. /abcnews.al