E kërkojnë Barça dhe Liverpool, Adama Traore vendos përfundimisht

schedule16:37 - 19 Tetor, 2020

schedule 16:37 - 19 Tetor, 2020

Sulmuesi i Wolves, Adama Traore, është shumë pranë rinovimit me klubin anglez. Sipas raportimit të “The Sun”, lojtari nga Mali kërkon t’u qëndrojë besnik drejtuesve që besuan tek ai, duke hedhur poshtë zërat e merkatos që flasin rreth një largimi të tij.

Adama pritet të firmosë një kontratë të re 4-vjeçare dhe gjithashtu paga e tij do të dyfishohet. Paraqitjet e tij të mira kanë bërë efekt dhe tashmë ai është një nga lojtarët më të mirë të Premier League.

Sipas mediave angleze, sulmuesi pas firmosjes së kontratës së re pritet të përfitojë plot 100.000 sterlina në javë. Kujtojmë që klubet e interesuara për të ishin Barcelona dhe Liverpool, por mesa duket zgjedhja e Traores do të jetë qëndrimi tek Wolves. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!