“E ke mall të mirë”? Përgjimet e megaoperacionit “Tempulli”, shpërndarësit i dhanë agjentit kokainë e kanabis

schedule17:51 - 16 Shtator, 2023

schedule 17:51 - 16 Shtator, 2023

ABC News ka zbardhur detaje të reja nga dosja e megaoperacionit “Tempulli” dhe përgjimet që çuan në qeli 10 persona në qytetin e Elbasanit që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Agjenti me emrin e koduar “Koli” është takuar më 8 shtator me Saimir Rexhepin, i njohur ndyshe si “Ujku” i Cërrikut, pranë një lavazhi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik. Rexhepi, pasi bisedon pak momente me agjentin, i dorëzon atij një sasi kokaine në qese.

Pjesë nga përgjimet:

Agjenti (K) : Hë ujk, e more ? Gjysëm është ?

Saimir Rexhepi (U) : Tall k…ti, e ke k..derre fare

K : E ke mall të mirë lali?

U : Nuk të bëj be kot ty unë

K : A është i mirë të paktën o vlla ?

U : Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku.

Ndërkaq, agjenti “Koli”, më 12 shtator ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të rrugës Cerrik-Gostimë me rrugën “Pazhoku”, duke ndaluar pranë karburant “Kastrati”. Pas reth 5 minutash, pranë tij është afruar shtetasi Françesko Braho, i cili udhëtonte me automjetin me tarag AA-287-GK.

Francesko ka ndaluar në krah të rrugës, ka zbritur nga automjeti dhe është takuar me agjentin. Pasi janë takuar kanë biseduar për pak sekonda dhe përpara se të largohej Francesko i ka dhënë dicka në dorë, dyshohet kokainë.

Pjesë nga përgjimet

K : Po kshu per bidon del kjo?

F : Nuk e kam provu po besoj se po

K : Desha bjer edhe një zero dyshe mu

F : Ok se gati e kam un ja sa ti jap leke e kafes

K : A i do leket ti jap?

F : Po jo e ska gja

Më 9 shtator, agjenti ka shkuar në rrugën që të dërgon në “Llixha” dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit “Çoku” dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit, dyshohet kanabis.

Pjesë nga përgjimet:

Endrit Kovaçi (E) : Ktu ke 10-çen?

Agjenti (K) : Ti mos e mçif, ti lene me i ven që të duket.

E : Ke katër-pesë cigare të mira lale.

K : E po m’pëlqeu mua imen?

E : Është i mir ai lal, maj içik er maj.

Me datë 8 shtator, agjenti ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan, konkretisht në rrugën “Çajupi” ku ka ndaluar në parkimin e një pallati. Pas rreth 5 minuta pranë tij është afruar shtetasi Ervis Duzha dhe pasi kanë biseduar për pak sekonda, ky i fundit i ka dhënë diçka në dorë agjentit, dyshohet kokainë dhe më pas është larguar në drejtim të pallatit.

Pjesë nga përgjimet

Agjenti (K) : O Ervis hë o la?

Ervis Duzha (E) : Ça ban?

K : Bjer i gjysëm mu, e po shiko të jet për bidon. E mirë është?

E : E mirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!