“E kam pranuar fatin tim”, 27-vjeçarja surprizohet nga artistja, e ëma: S’jam heroine, jam nënë

schedule18:46 - 11 Tetor, 2021

schedule 18:46 - 11 Tetor, 2021

Teuta dhe Ejona Marku ishin protagonistet kryesore në programin “Abc e Pasdites” me moderator, Ermal Peçi, të cilat ndanë për publikun historinë  e tyre të dhimbjes, por njëherësh edhe forcën e madhe për të luftuar sfidat jetësore.  Ejona, 27-vjecarja me aftësi ndryshe i befasoi të gjithë për marrëdhënien e ngushtë që ka me muzikën, ku gjatë testit me tinguj muzikore ajo i gjen të gjitha titujt e këngëve dhe këngëtarët përkatës.

Duket se për prindërit ka qenë një fillim rrugëtimi i vështirë, pasi që në muajin e shtatë zbuluan se vajza e tyre ishte me aftësi të kufizuara.  Nëna e saj Teuta tha për ‘Abc e Pasdites’ se: “Lindi para kohe, por atëherë nuk e kuptova se kishte këto problem. Lindi 1 kilogramë në peshë, unë isha e re në atë kohë 19 vjeç. Ishte frika për një fëmijë tjetër, se si mund të vij tjetri. Ishte goxha frik”.

Teksa nëna e saj tregonte për historinë e Ejonës, ajo u shpreh se “e di historinë time dhe e kam pranuar fatin”.

Ermali e pyet nëse ka pasur dobësi gjatë gjithë këtij kalvari vitesh dhe nëse instancat shtetërore i kanë mundur ndonjë suport financiar.

“Mua ma thonë shpesh nënë heroinë. Unë nuk jam nënë heroinë, unë jam thjesht nënë! Nuk mund ta quaj veten heroinë se nuk po bëj diçka as për komshiun, për ato ndoshta mund ta quash po për fëmijën tënd… është pjesë e shpirtit , e gjakut, e trupit”.

Ndërsa për mbështetjen ekonomike pohoi se merr 400 mijë lek.

Përpos dashurisë së madhe që Ejona mban në vete, i ndodh ndonjeherë që edhe mërzitet.

 “Më mërzit realiteti ndonjëherë këtu dhe nuk e pranoj dot, jo se nuk më kanë pranuar të tjeret, po vet të mërzit vetvetja”.

Megjithatë muzika është ilaç shërimi për të, madje për disa këngëtarë ajo ka debulesë dhe i ka takuar. U suprizua shumë teksa në studio vjen edhe këngëtarja Gerta Mahmutaj, të cilën Ejona e ka të preferuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!