“E kam përjetuar keq, dua t’i fshij nga memoria”, Anxhela Peristeri flet për periudhën më të vështirë

schedule22:36 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 22:36 - 2 Dhjetor, 2020

Këngëtarja Anxhela Peristeri rrëfeu në “E ardhmja është vajzë” momentet e vështira të operacioneve të prindërve dhe vështirësitë financiare me të cilat janë përballur kur ishin në Greqi. Përballë moderatores Ermira Çausholli dhe opinionistëve Sokol Jareci dhe Devis Xherahut, këngëtarja u shpreh se këtë periudhë të vështirë nuk do të dëshironte ta kujtonte dhe ta fshinte nga memoria.

Momente të vështira kam patur plot në jetë sepse gjithmonë ia kam dalë e vetme. Kam punuar që 15-vjeç dhe për një periudhë të gjatë në familje kam punuar vetëm unë. Por, për mua më e rëndësishme është shëndeti. Momentet më të vështira kanë qenë kur prindërit janë sëmurur sepse mami dhe babi kanë bërë operacione, kanë qenë momente shumë të sikletshme të dhimbshme.

Kur është operuar mami kemi qenë në Greqi dhe mbaj mend që nuk kishim lekë për të paguar operacionin. Dhe babi sigurisht e ka patur të vështirë operacionin para pesë vitesh sepse kishte një ulçer shumë të madhe dhe nuk dinim se si ishte situata. Ka qenë një periudhë që e ka përjetuar shumë keq dhe nuk dua ta kujtoj fare, dua ta fshij nga memoria.”, u shpreh Anxhela.

Gjithashtu, këngëtarja përcolli një mesazh për të gjithë njerëzit që përballen me situata të vështira. “Qëndroni të fortë ndaj të gjitha situatave që vijnë në jetën tuaj. Kjo është jeta vështirësitë duhet t’i përballojmë dhe sa të mundemi të kemi shpresë dhe besim.” /abcnews.al