“E kam ndjerë peshën e paragjykimit që jam shqiptare në Greqi”, Kapidani: Detyrim të punojë për dramën tonë

schedule11:05 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 11:05 - 14 Dhjetor, 2023

Regjisorja Sonila Kapidani ka deklaruar se kur ka qendruar në Greqi për studime e ka ndjerë peshën e paragjykimit që është shqiptare.

Gjatë rrëfiminit në “Pas Mesnate”, ajo ka treguar se e njëjta gjë ka ndodhur me të gjithë shqiptarët që kanë emigruar në vendet e rajonit dhe këtë e ka diskutuar vazhdimisht dhe në takimet shkencore.

“Nuk besoj se ka njëri që s’e ka ndjerë këtë gjë, sidomos shqiptarët që shkonin në Greqi, ose në vende të tjera të rajonit përreth, këto lloj përplasjesh janë ndjerë gjithmonë dhe në debate shkencore dhe në takime shkencore. Problemi ka qene në këto lloj debatesh që njohja e historisë sonë ka qene më e pakët se vendet e rajonit dhe prandaj unë e kam ndjerë për detyrë vënien në skenë të dramaturgjisë shqipe, sepse e di që nesër të rinjtë, ata me të cilët unë punoj me grupmosha të ndryshme, dhe ata të rinj nuk do të jenë si kanë qene të rinjtë 20-30 vite përpara në raporte identitare, do ta dinë se vijnë nga një histori e teatrit pak më e vakët sesa vendet e tjera”.

Më tej, Kapidani tha se e ndjen për detyrë të punojë për dramën shqipe, pasi do që brezit të ri t’i tregojë se pavarësisht se vijmë nga një histori teatri më e vakët se vendet e tjera, kemi vepra të mira.

“Nuk mund të them që jam e dashuruar, por mund të them që e ndjejë për detyrë. Unë kam bërë shkollën dhe shumë vite kam jetuar jashtë Shqipërie. Më habiste gjithmonë se si njerëzit e një kulture tjetër, e perceptonin vetveten dhe gjithmonë e mendoja kthimin këtu për të kontribuar në këtë vetëdije, që do të thotë duke njohur veten time, atëherë ka mundësi që me kulturat e tjera unë të ndjehem mirë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!