“E kam mbyllur me një klub tjetër”, Ilir Daja “lë thatë” Kukësin

schedule08:40 - 22 Korrik, 2020

schedule 08:40 - 22 Korrik, 2020

“Shqipëria nuk ka trajnerë, janë vetëm Ilir Daja dhe Shpëtim Duro”, kështu thoshte kohë më parë Safet Gjici, i cili verën e shkuar ia besoi ekipin Duros. Pa u mbyllur sezoni, bashkëpunimi me të u ndërpre dhe tani te Kukësi kanë menduar të bindin Ilir Dajën për pankinën.

Aktualisht trajner i Skënderbeut, tekniku ende është në ajër. Kukësi është munduar të shfrytëzojë momentin dhe i ka bërë një ofertë. Daja ka qenë i qartë dhe sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, ai u ka thënë se ka rënë dakord me një klub tjetër.

Tirana nuk është opsion, sikurse bëjnë me dije burime të “Abcnews.al”. Vetë Daja ka deklaruar se e ardhmja e tij është Skënderbeu, por gjithçka varet nga vendimi që do të marrë Gjykata Federale e Zvicrës për dënimin e dhënë nga UEFA.

Nëse korçarët e humbin betejën ligjore, Partizani ia ka hapur dyert. Burime të ndryshme saktësojnë se Daja do të zbarkojë në kampin e kuq së bashku me stafin e tij, ndërkohë që kontrata do të jetë 3-vjeccare.

Një cikël i ri në krye të skuadrës kryeqytetase, që kërkon të dominojë futbollin shqiptar. Pikërisht Partizani mendohet të jetë edhe arsyeja pse Daja ka refuzuar ofertën e fundit të Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!