“E kam bërë 30 herë testin e Koronavirusit”, habit modelja shqiptare

schedule08:30 - 15 Tetor, 2020

schedule 08:30 - 15 Tetor, 2020

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli e ka kryer plot 30 herë testin e Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vildane ka publikuar një foto të testit të bërë së fundmi, i cili ka dalë negativ. Ajo ka treguar se është e “fiksuar” pas shëndetit dhe prandaj është testuar 30 herë.

“Më quani të çmendur, por ky është testi im i 30-të. Po jam e “fiksuar” pas shëndetit. Kushdo që ka qenë pranë meje është mirë”, ka shkruar Vildane. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!