Kandidatura e kryetarit të zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, që është dënuar me dy vite burg për korrupsion zgjedhor si kandidat brenda Partisë së tij “Demokracia e re” për zgjedhjet e Parlamentit Europian, ka shkaktuar reagime të shumtë në politikën e brendshme në Greqi.
Në fakt shumë prej deputeteve opozitar nuk kanë ngurruar të rikujtojnë të shkuarën e erret të Belerit. Duke marrë shkas nga këto komente, gazeta e njohur greke “Ta Nea” ka “rrëfyer” për ngjarjen e 19 marsit të vitit 1995 ku Fredi Beleri, së bashku me 6 persona të tjerë u arrestuan në Janinë pranë kufirit me Shqipërinë.
Siç shkruan media greke, rojet kufitare sekuestruan mbanin 9 kallashnikovë, dy pistoleta, bajoneta, radio, uniforma kamuflazhi dhe kapuç. Kjo ngjarje mori përmasa të mëdha në shtypin grek të kohës ku shkruhej se një grup paramilitarësh do të sulmonin shtetin fqinj. Frika për një përshkallëzim të mundshëm ishte rritur pas faktit vetëm një vit më parë, në vitin 1994 ishin vrarë dy ushtarë shqiptarë në repartin ushtarak të Peshkopisë në Gjirokastër.
Për këtë Ta Nea publikon në numrin e kësaj të enjte edhe faqen e parë të saj të botuar të hënën e 20 mars 1995, që mbante titullin “7 provokatorët e kapur në kufi”. Gazeta duke iu referuar edhe dëshmive të kohës thekson se “nuk kishte dyshim se të arrestuarit po planifikonin të sulmonin një objektiv ushtarak në Shqipëri që ishte në një distancë të shkurtër nga kufiri.” Megjithatë asnjëri prej tyre nuk u dënua.
Kjo histori e vjetër, ishte harruar ndoshta për shumicën e opinionit grek, por u rikthye në lajm pas ankesës së ish-ministrit të Arsimit dhe deputetit te së “majtës së re”, Nikos Fili, Megjithatë, sië thekson gazeta greke, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e konsideron kandidaturën “blu” të Belerit si një shenjë “patriotike” dhe “të djathtë”,
/abcnews.al/