“E ka marrë malli se i kam munguar”, Rama i përgjigjet Bashës: E keni votuar raportin e Dick Marty-t

schedule11:11 - 21 Korrik, 2022

schedule 11:11 - 21 Korrik, 2022

Kryeministri Rama mori sërish fjalën në Kuvend gjatë seancës së sotme parlamentare. Ai iu përgjigj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha. Ai theksoi se opozita e ka votuar raportin e Dick Martyt.

 Rama: A e dëgjuat? Ka qenë 8 vjet kryetar i PD. Dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Martyn, për UÇK, për akuzën e trafikut të qenieve njerëzor? Jo. Dëgjuat vetëm për Millosheviçin dhe për mua. Por pjesën për mua duhet ta mirëkuptoni se i kam munguar shumë këtë periudhë. Këtu nuk kemi ardhur të bëjë atë që këta (opozita) të gjithë këta, se nuk dallojnë, kanë bërë sa herë i është dashur ky parlament dhe Kosova si samar kur nuk kanë pasur çfarë t’i bëjnë gomarit. Asnjë fjalë për rezolutën që është fillimi i një beteje të vërtetë reale. Nuk duhet t’ia vini re. dyshoj se do të ketë të tjerë që do ta përmendin dhe do të merren seriozisht me raportin e Dick Martyt. Këta e kanë votuar raportin e Martyt në Këshillin e Evropës. Historia e ka këtë të keqe, kur ti mendon se e ke marrë pas të vjen para.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!