Moderatorja e pëlqyer nga publiku, Fjoralba Ponari realizon shpesh mini-intervista me ndjekësit e saj në Instagram.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi, ku nuk kanë munguar edhe pyetjet e shumta lidhur me karrierën dhe jetën private.
E pyetur rreth “Jeho”, Fjoralba ka treguar se gjatë episodit të parë të këtij emisioni është ngjitur në skenë me temperaturë 39.5. Për këtë arsye ajo dyshon se mund të ketë kaluar loronavirusin.
“Jeho-n e dua aq shumë sa episodin e parë e kam xhiruar me 39.5 temperaturë (ndoshta ndoshta kam pasur atë që po mendoni ju)”, ka shkruar moderatorja.
Kjo deklaratë e moderators ka surprizuar të gjithë ndjekësit, të cilët janë shqetësuar për shëndetin e Fjoralbës. l.k/abcnews.al