E infektuar me koronavirus, nëna e Hashim Thaçit shtrohet në spital

schedule19:10 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 19:10 - 27 Dhjetor, 2020

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, raportohet të jetë shtruar në Klinikën Infektive në Kosovë pasi ka rezultuar pozitive për Covid-19. Mediat në Kosovë raportojnë se gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme. Megjithatë, së fundmi, zonja Thaçi ka qenë në gjendje të përkeqësuar.

Për këtë arsye, ajo ka kërkuar trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën Infektive. Infektivi sqaron se Hyra Thaçi u shtrua për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ndërsa mjekët shtojnë se ajo tashmë është më mirë. s.b/abcnews.al/