E rrahu me grushte dhe i shkuli flokët, shqiptarja dhunohet nga ish-partneri italian

schedule13:24 - 14 Shtator, 2022

schedule 13:24 - 14 Shtator, 2022

Një 40-vjeçare shqiptare është dhunuar nga ish-partneri i saj italian.

Të dielën në mbrëmje, karabinierët morën një kërkesë për ndihmë nga një 40-vjeçare, e cila jeton në zonën e Zaragozës.

Shqiptarja ishte detyruar të mbyllej në dhomë për shkak se ish-burri e kishte rrahuar, goditur me grusht dhe madje i kishte shkulur flokët.

Ish-partneri, një 39-vjeçar italian, u arrestua, shkruajnë mediet italiane.

40-vjeçarja me origjinë shqiptare ka shpjeguar se ishte ndarë prej rreth një viti pas një martese 6-vjeçare.

Kjo nuk ishte hera e parë që ajo ishte dhunuar, pasi më herët ish-bashkëshorti e kishte kërcënuar me vdekje dhe e kishte sulmuar gjatë debatit./Abcnews.al/