E gjithë zona e përmbytur, çifti i sapomartuar largohen nga dasma me “tenxhere”

schedule23:57 - 18 Tetor, 2021

schedule 23:57 - 18 Tetor, 2021

Pamjet e një çifti të ulur në enë të madhe hekuri në rrugët e përmbytura në Indi, pas dasmës së tyre, janë bërë virale. Akash dhe Aishwarya ishin të vendosur të mos e humbisnin ditën e tyre të madhe në fshatin Thalavady këtë të hënë.

Fotografitë e çiftit, të dy punonjës të kujdesit shëndetësor, në varkën e tyre të improvizuar u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale.

Reshjet e dendura të shiut në Kerala kanë shkaktuar përmbytje serioze dhe rrëshqitje të tokës, duke sjellë edhe viktima. Akash dhe Aishwarya celebruan martesën e tyre në një tempull të vogël, i cili ishte pjesërisht i përmbytur. /Abcnews.al