Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me Task-Forcën dhe ekspertët për masat, kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije masat që ka marrë Shqipëria për përballimin e situatës së koronavirusit që ka prekur Kinën.
Në deklaratën e saj, Mananstirliu tha se Shqipëria ka rrezik të ulët për këtë virusi, pasi lidhja me Kinën është shumë e vogël.
“Ka nisur puna informuese dhe trajnuese nga ISSHP në pikat kufitrare. Janë shtuar masat higjeno sanitare. Ne kemi një survejancë shumë të mirë dhe sistemi i kapjes së hershme është mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri. Kemi një laborator të standartizuar dhe një laborator të certifikuar mikro-biologjik në QSUT. Kemi stafe të trajnuara. Kemi kapacitete për trajtimin e elementëve në urgjencën e infektivit. Dua t’iu informoj që çdo hap që në bëjmë dhe çdo plan masash që marrim është në zbatim të rregullores për mbrojten e shëndetit. Janë duke u forcuar masat. Ky është një takim publik por puna jonë ka filluar më herët. Bazuar në informacionin e deritanishëm rreziku për të ardhur në Shqipëri ky virus mbetet i ulët në krahasim me vendet e BE. Shqipëria, ekspertët nga ISHP kanë qenë në një trajnim intensive për të përballuar sëmundjet infektive dhe ato na gjejnë të përgatitur”, u shpreh ministrja.
Ndërkohë edhe Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, njoftuar masat e marra sipas të dhënave më të fundit për koronavisurin. Sipas saj koronaviruset nuk janë shumë të rrezikshëm, pasi shpesh njerëzit preken nga ky virus, por epidemia që ka rënë në Kinë është e re dhe nuk njihej më parë.
“Koronaviruset nuk janë aq për tu trembur, ne shpesh prekemi nga koronavuriset pasi është një familje e madhe e tyre. Ato zakonisht janë tek kafshët, por kalojnë dhe tek njerëzit. Këto viruse janë shumë të përhapur, në varësi të llojit të tyre dhe nuk janë të gjithë vdekjeprurës”, tha Bino.
Më tej drejtoresha e ISHP, ka bërë me dije se po punohet për prodhimin e medikamenteve për të luftuar këtë virus, përhapja është ndërkombëtare dhe shtoi se rrezikshmëria për vdekjen është vetëm 3%, duke u referuar nga të dhënat e deritanishme.
“Aktualisht ne nuk e dimë se cila kafsh e egër ka qenë ajo që ka transmetuar virusin, por hetimet po vijojnë. Në Kinë dhe në të gjithë botën jemi në sezonin e gripin, dhe të gjitha këto dhënë që janë zbuluar nga shkenctarët kinezë janë në publike dhe përdoren për medikamentet përkatëse. Nga të dhënat paraprake mësohet se është i ngjashëm me sarsin, por ende nuk mund të themi që janë të njëjtë. Kemi një përhapje brenda Kinës, në Japoni, Azi. Vdekshmëria e të prekurve nga ky virus është vetëm 3%. Në lidhje me transmetueshmërinë e virusit, kalon nga njeriu tek njeriu dhe nuk dihet në çfarë shkalle transpemtohet”, theksoi Silva Bino.
Virusi kinez ka shkaktuar të paktën 81 viktima në Kinë, 76 prej tyre në provincën e Hubei, kurse numri i të infektuarve është rritur në 2744, nga të cilët mbi 1400 vetëm në zonën Wuhan./abcnews.al