Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Serbi

schedule11:26 - 6 Mars, 2020

schedule 11:26 - 6 Mars, 2020

Serbia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus. Autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 43 vjeçar nga Subotica, i cili ka udhëtuar në Hungari gjatë ditëve të fundit.

Rasti është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Zlabitor Loncar në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

“Ndodhi siç e prisnim. Kemi rastin e parë me koronavirus në Serbi. Ccështja më e rendësishme është se ai është mirë me shëndet. Bëhet fjalë për një burrë nga Subotica që ka qenë në Budapest disa herë tek e motra që ka patur probleme”, shprehet ministri serb. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!