E FUNDIT / Zgjerohet harta e të prekurve në Shqipëri, një qytet tjetër shënon rastin e parë

schedule11:18 - 25 Mars, 2020

schedule 11:18 - 25 Mars, 2020

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e sotëm ka bërë me dije se është rritur përsëri numri i të infektuarve. Janë shënuar 23 raste të tjera brenda 24 orëve.

Në deklaratën e saj Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ndodhen në terapinë intensive  4 prej tyre.

Ndërkohë sipas Ministrisë është zgjeruar harta e të infektuarve, një rast i ri është shfaqur në Krujë.

“Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë            83 qytetarë
  • Durrës             9 qytetarë
  • Lushnje           4 qytetarë
  • Elbasan           3 qytetarë
  • Fier                14  qytetarë
  • Rrogozhinë    2 qytetarë
  • Kavajë             4 qytetarë
  • Korcë             11 qytetarë
  • Vlorë               5 qytetarë
  • Shkodër         3 qytetarë
  • Lezhe             4 qytetarë
  • Berat              1 qytetarë
  • Has                2 qytetarë
  • Krujë             1 qytetar

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”, thuhet në nJoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!