Zbulohet “shtëpi bari” në Krujë, 2 të arrestuar

schedule09:53 - 25 Mars, 2022

schedule 09:53 - 25 Mars, 2022

Është zbuluar një tjetër “shtëpi bari” më vend, këtë herë në Krujë. Uniformat blu bëjnë të ditur se kanë goditur veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Led” janë zbuluar dy ambiente, të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Dy persona janë vënë në pranga, Klaidjon Luka, Gjergj Preni, u shpall në kërkim Nertil Luka.  Ndërsa janë sekuestruar 17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambiente të mbyllura, 46 Drosela,  22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LED 2”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Operacioni, i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “Led”.

Zbulohen 2 ambiente (banesa), të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Sekuestrohen 17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambjente të mbyllura, 46 Drosela,  22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Derven, Krujë disa shtetas posedonin ambjente (banesa), të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Led 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan, në flagrancë, shtetasit:

Gj. P., 53 vjeç, banues në Bushnesh,Krujë,

  1. L., 26 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Gj. P. dhe N. L., shërbimet e Policisë, kanë konstauar 2 ambiente të përshtatuara për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan lëndë narkotike, fidanë e pasjise elektrike që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. L., si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!