Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet personi që çoi në spital vrasësin pas atentatit me silenciator në Shkodër

schedule13:11 - 4 Janar, 2022

schedule 13:11 - 4 Janar, 2022

Zbulohet identiteti i personit që e dërgoi në spitalin e Lezhës të plagosur, Vinçens Pirolin mbrëmjen e djeshme. Ai është kushëriri i tij, Mark Nika, i cili është shoqëruar për t’u marrë në pyetje në komisariatin e policisë Shkodër.

Nika ka rrëfyer para grupit hetimor momentin kur 34-vjeçari zbriti nga makina e tij dhe u qëllua dhe më pas dërgimi në spitalin e Lezhës. Pasi e futi në spital Nika u largua me shpejtësi me makinën tip “Ford”, por është identifikuar nga kamerat e sigurisë.



Lexo edhe: I plagosuri: Si më qëlluan pas shpine. Misteret e atentatit në Shkodër

Ndërkohë që ditën e sotme efektivët e policisë dhe specialistët e grupit hetimor janë rikthyer sërish në vendin e ngjarjes, pranë urës së Bahçallëkut në Shkodër në kërkim të provave të reja. Gazetari i “ABC”-së Simon Shkreli sjell pamjet kur grupi hetimor kontrollon zonën. Kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes kanë kapur momentin kur qëllohet me silenciator Vinçens Piroli.

Lexo edhe: Kronologjia e atentatit kundër vrasësit: E ndoqën dhe e qëlluan sapo vuri këmbët në tokë

34-vjeçari Vinçens Piroli ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, ky sot i është komunikuar masa e ndalimit. Përpos hetimit për ngjarjen ku mbeti i plagosur, për Pirolin ka një urdhër arresti nga Mali i Zi për vrasje, por Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me fqinjin verior./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!