Kuvendi i Kosovës ka voruar me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim këtë të mërkurë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Kryeministri Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë. Vetem Vetevendosje dhe 3 deputete te LDK-se, nje prej tyre Vjosa Osmani, votuan kunder mocionit.
Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës. Konflikti mes dy forcave të koalicionit nisi pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas LDK-së, e shkaktoi Kryeministri Kurti, ishte një nga arsyet për mocionin. Qeveria Kurti është më jetëshkurtra në Kosovë. Albin Kurti drejtoi vendin vetëm për 51 ditë./abcnews.al