Vlonjatit i sekuestrojnë pasurinë, me vlerë mbi 500 mijë euro

schedule09:10 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 09:10 - 11 Dhjetor, 2019

Policia ka sekuestruar pasurinë e një shtetasi nga Vlora, i cili ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Prona me vlerë mbi 500 mijë euro u sekuestrua me vendim gjykate për veprën penale të pastrimit të produkteve penale.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se konkretisht, janë sekuestruar 2 apartamente banimi në Vlorë, dy llogari bankare dhe një makinë Volkswagen. Vlera e këtyre pasurive kap shifrën e 543.452 Eurove.

Pronat janë në zotërim të G.B., i cili dyshohet se i ka përfituar nga pastrimi i parave. Në vitin 2017, ai është arrestuar në Itali për trafik droge dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Deklarata e plotë e policisë

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ekzekutuar vendimin Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri.

Sekuestrime pasurore janë realizuar në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G.B, i njohur si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Detaje:

Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Sekuestro preventive mbi disa pasuri që dyshohen se janë përfituar nga pastrimi i parave, vlera e tyre arrin deri në 543 452 euro.

Në vijim të goditjeve dhe sekuestrimeve të njëpasnjëshme të kryera ndaj krimit të organizuar dhe pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri, konkretisht:

  • 2 apartamente banimi në Vlorë;
  • 2 llogari bankare;
  • 1 automjet Volksëagen.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 543 452 euro.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme./abcnews.al