Vidhen lekët brenda Kishës në Korçë: Nuk është hera e parë që grabitet

schedule10:10 - 21 Korrik, 2022

schedule 10:10 - 21 Korrik, 2022

Një Kishë ka rënë pre e vjedhjes mëngjesin e sotëm në Korçë.

“Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në hyrje të parkut “Rinia”, në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë)”, informon policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas vjedhjes së kishës së Shën Sotirit ka reaguar Mitropolia e Korçës. Sekretari i kësaj Mitropolie, At Mihal Sonellari ka bërë me dije se vjedhja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ngjarje kjo që ka shqetësëar jo vetëm klerikët e Mitropolisë por edhe komunitetin ortodoks të qytetit.

Kjo Kishë sipas sekretarit të Mitropolisë është vjedhur edhe herë të tjera , ashtu siç ka pasur grabitje edhe në objektet e tjera të kultit në qarkun e Korçës.

Sipas tij në disa raste policia ka shkuar në autorët e në disa raste të tjera jo.

I pyetur nëse kamerat e sigurisë së kishës kanë regjistruar momentin e vjedhjes At Mihal Sonellari është përgjigjur shkurt duke thënë se këto janë objekt i hetimit të ngjarjes. Kane thyer arkën dhe kane grabitur rreth 30-40 mije leke

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!