Vetëhidhet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, humb jetën 60 vjeçari

schedule08:14 - 30 Nëntor, 2020

schedule 08:14 - 30 Nëntor, 2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Tiranë, ku një 60 vjeçar i ka dhenë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e një spitali.

Burime për ABC bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në spitalin e Sanotariumit, ky është rasti i 5-të i vetëvrasjes në spitalet COVID në kryeqytet brenda disa muajsh.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, ku dyshohet se shtetasi me iniciale L.S. 60 vjeç është vetëhedhur nga lartësia e një spitali, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.

“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!