Një tjetër pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në QSUT.
Bëhet fjalë për një burrë 62 vjeç, i cili krahas koronavirusit kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Siç mëson abcnews.al, pacienti ka qenë i shtruar në repartin e sëmundjeve Interne në këtë spital dhe ishte bartës asimptomatik i koronavirusit.
Gjatë 48 orëve të fundit, ky është pacienti i tretë që ishte bartës asimptomatik i koronavirusit, ndërsa raportohet se ndërroi jetë prej sëmundjeve të tjera shoqëruese. /abcnews.al