Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi, vdes 71 vjeçari nga Durrësi

schedule11:08 - 12 Qershor, 2020

schedule 11:08 - 12 Qershor, 2020

Një 71 vjeçar ka ndërruar jetë prej koronavirusit ditën e sotme duke e çuar në 36 numrin total të të vdekurve që prej fillimit të pandemisë.

ISHP bën me dije se bëhet fjalë për një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh tek Infektivi.

Deri më tani, tek ky shërbim janë të shtruar 48 persona, numër ky që është rritur ndjeshëm ditët e fundit.

7 prej të shtruarve janë duke marrë shërbim intensiv.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 31 persona pozitivë.

STATISTIKA

Testime totale 19862
Raste pozitive 1416
Raste të shëruara 1034
Raste Aktive 346
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 199
Shkodër 45
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 15
Pukë 7
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 3
Mat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!