Vdes në spital një i burgosur në Drenovë

schedule16:05 - 11 Shkurt, 2022

schedule 16:05 - 11 Shkurt, 2022

Një person që ndodhej në paraburgimin e IEVP Drenovë ka vdekur në spitalin e Korçës. Burime policore për gazetarin Roland Beqiraj bënë të ditur se gjatë mbrëmjes të së enjtes  shtetasi Ymer Bejkolli, ka shfaqur shqetësime dhe pas disa orësh në spital ka ndërruar jetë.

Ai ishte arrestuar për vjedhjen e disa objekteve kulti si kishë e xhami në Korçë. Trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore e cila pritet te zbardhë shkakun e vdekjes. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!