Ulet numri i viktimave, mbi 300 të infektuar me Covid në vend

schedule18:30 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 18:30 - 22 Dhjetor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën dy qytetarë si pasjë e Covid. Numri i viktimave është ulur krahasuar me një ditë më parë, ku humbën jetën 6 persona.

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 343 qytetarë të infektuar nga 3,696 testime të kryera për të dyshuar. Janë 5,173 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Përditësimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,696 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 343 qytetarë, në këto bashki:
165 në Tiranë, 17 në Vlorë, 15 në Fier, 12 në Sarandë, 11 në Durrës, 10 në Kamëz, 9 në Elbasan, 8 në Vorë, 6 Divjakë,  5 në Shkodër, Mat, Memaliaj, Korçë, Berat, Kuçovë,  4 në Lezhë, Mirditë, Patos, Lushnje, Tepelenë, Skrapar, 3 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Devoll, 2 në Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Gjirokastër, 1 në Kukës, Has, Shijak, Selenicë, Himarë, Maliq, Dimal, Belsh, Peqin, Librazhd.
Janë 5,173 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 66 dhe 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,263 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          343
Të shëruar në 24 orë       333
Të shtruar në spitale       123
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 3,696

Testime totale              1,448,218
Raste pozitive                206,616
Raste të shëruara          198,263
Raste Aktive                      5,173
Humbje jete                      3,180

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,481
Fier                 588
Shkodër          359
Durrës             343
Gjirokastër     244
Elbasan           294
Berat               243
Vlorë                221
Lezhë               137
Korçë               127
Kukës               67
Dibër                69

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!